Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milinkoviç: Falënderoj tifozët, por Luftëtari nuk më ka paguar

Takimi i sotëm ishte vërtetë i veçantë për trajnerin serb të Kukësit, pasi u rikthye në qytetin e Gjirokastrës, aty ku u promovua vitin e kaluar.

“Jam shumë i lumtur për banderolën e tifozëve dhe duartrokitjet e tyre ndaj meje. Më vjen mirë, sepse kjo do të thotë që diçka të mirë e kam bërë edhe unë. Ky është një qytet i bukur, ku unë kam kaluar një vit mjaft të mirë nga ana sportive”, tha trajneri i Kukësit.

Milinkoviç vlerësoi edhe paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa nuk preferoi të komentojë golin e polemizuar të Elis Bakajt.

“Kur ne luajmë ashtu siç dimë dhe realizomjë detyrat taktike, mund të argëtohemi dhe të mposhtim çdo kundërshtar. Kemi element mjaft cilësorë në skuadër, të cilët janë të aftë të bëjnë diferencën në fushë”, tha serbi.

Trajneri serb rihapi edhe një herë çështjen e largimit nga Luftëtari, teksa akuzoi se nuk ka marrë ende disa paga, por edhe bonuset e rezultateve. Ai u shpreh se ka dërguar kallëzimin në federatë dhe në FIFA, të cilat duhet të zgjidhin këtë situatë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...