Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milinkoviç: Fitojmë në Korçë dhe i bëjmë presion Skënderbeut

Mladen Milinkoviç kërkon të qetësojë skuadrën përpara duelit për titull me Skënderbeun. Sfida në Korçë mund të vendosë shumë për fatin e sezonit të Kukësit, por edhe pse kërkon fitoren në fushën e rivalëve direkt, trajneri mendon se rruga e kampionatit është ende e gjatë.

Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendosë gjithçka për titullin, por ky është një rast i mirë për të vendosur Skënderbeun nën presion. Megjithatë nuk më interesojnë kundërshtarët, por ekipi im. Kërkoj që Kukësi të luajë mirë dhe të marrë 3 pikët. Nuk është ndeshja e fundit që vendos, edhe sepse në këtë sezon e kemi parë që të gjitha skuadrat e tjera arrijnë të marrin pikë me pretendentët. Në vazhdimësi të kampionatit gjithçka mund të ndodhë.

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë, veri-lindorët kanë treguar rritje mbi të gjitha në aspektin psikologjik. Megjithatë kërkesa e trajnerit është që skuadra të jetë e kujdesshme përballë një kundërshtari mjaft cilësor.

Nëse ne fitojmë, përveçse ngushtojmë diferencën, do të na rritet edhe besimi dhe do të jemi brenda objektivave që kemi vendosur në fillim të sezonit. E sigurt është që ndaj Skënderbeut do të mundohemi të marrim 3 pikët. Çdo lloj taktike që mund të zgjedhësh me Skënderbeun, ata kanë një ekip mjaft cilësor, me futbollistë të mirë dhe gjithmonë duhet të jesh i kujdesshëm. Mbi të gjitha në të tilla kushte, në terren të rënduar loje, një gabim mund të vendosë fatin e lojës dhe duhet pasur shumë kujdes. Ne vijmë pas dy fitoreve dhe skuadra është ngritur në aspektin psikologjik, dhe kjo na bën të besojmë te rezultati pozitiv.

Milinkoviç komentoi edhe vendimin që ndeshjet e kësaj jave të luhen sipas programit, pavarësisht përmbytjeve në vend, duke nënvizuar se diskutimet për favorizimin nga terreni i rënduar nuk ekzistojnë, pasi fusha do të jetë e njëjtë për të dyja skuadrat.

Nëse do vazhdojë kështu shiu, fusha do të prishet pasi të kemi nisur ndeshjen, por është njësoj si për ne ashtu edhe për kundërshtarët. Terreni do të jetë i njëjtë. Neve në çdo fushë ku luajmë, duam të marrim fitoren, mbi të gjitha tashmë që e kemi ulur diferencën në 6 pikë. Një fitore do të na afronte edhe më tepër me Skënderbeun. Për ne ka rëndësi të luajmë mirë, të luajmë fort dhe të mundohemi të grumbullojmë sa më tepër pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...