Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milinkovic: Fitorja ilaçi më i mirë, do ndërhymë në merkato

I kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij por mbi të gjitha me fitoren. Për Mladen Milinkovic suksesi ndaj Teutës është shumë i rëndësishëm për ecurinë e sezonit të Kukësit.

“Besoj që luajtëm mirë sidomos në pjesën e parë kur ishim me 11 futbollistë në fushë. Fatëkeqësisht u gjendëm sërish në disavantazh. Por fatëmirësisht lojtarët e mi e gjetën forcën për të reaguar për të përmbysur rezultatin, madje edhe kur mbetëm me 10 futbollistë, ekipi tregoi dëshirë dhe dha maksimumin pasi e donte me çdo kusht këtë fitore. Në një moment të vështirë si ky fitorja është ilaçi më i mirë për Kukësin si për anën psikologjike të skuadrës ashtu edhe sa i përket klasifikimit”.

Milinkovic në Supersport shpjegoi edhe njëherë arsyen se përse dha dorëheqjen nga stoli i Kukësit përpara disa javësh.

“ Unë e dhashë dorëheqjen sepse erdha te Kukësi me qëllime dhe objektiva të qarta. Gjërat nuk po funksiononin dhe mendova që gjëja më e mirë që skuadra të rikthehej në rrugën e duhur ishte dorëheqja ime por presidenti nuk e pranoi dhe unë po vazhdoj punën, shpresoj që të arrimë objektivat”.

Trajneri serb theksoi se skuadra ka nevojë për disa ndërhyrje në merkato.

“ Natyrisht që do ndërhymë në merkato, madje edhe Skënderbeu që është në krye do bëjë lëvizje. Çdo skuadër ka nevojë për gjak të ri. Por më duhet të theksoj se tani në janar është e vështirë të gjesh lojtarë të mirë, ne nuk do nxitohemi por do të bëjmë një merkato të studiuar mirë për të përforcuar skuadrën. Na duhen 18 lojtarë në të njëjtin nivel”.

Në fund një mendim për fitoren e thellë të ish skuadrës së tij Luftëtarit ndaj Partizanit dhe për momentin jo të Ylli Shametit i cili po shfaqet shumë nervoz këto kohë dhe ndaj Teutës mori një tjetër karton të kuq.

“ Përsa i përket Luftëtarit e kam thënë që ata luajnë futbollin më të bukur në Shqipëri. Nuk e pashë ndeshjen me Partizanin por ishte një surprizë e bukur për mua. Në lidhje me Shametin ju të gjithë e dini që ai është një futbollist që jep 1000% në fushën e lojës. Nuk e kam parë faullin por me atë çfarë më tha Shameti kartoni i dytë i verdhë nuk ishte”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...