Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milinkovic: Gjici ka besim tek unë, objektivi? 6 pikë në dy ndeshjet e radhës

Pasi u konfirmua në stolin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë nga presidenti Safet Gjici, trajneri serb i Kukësit, Mladen Milinkovic tashmë është i përqëndruar vetëm tek puna me skuadrën. Në një konferencë për shtyp, dy ditë përpara ndeshjes së radhës ndaj Laçit, numri 1 i stolit të Kukësit theksoi se ka besimin e presidentit dhe synon të përmirësojë ekipin duke marrë edhe rezultatet.

 “Humbja me Partizanin? Nga kjo humbje jo vetëm që nuk na erdhi mirë, por na dëmtoi. Nuk e prisnim të kishim një rezultat të tillë. Bëmë analizën dhe veçuam gabimet tona. Duam ta lëmë pas krahëve këtë humbje dhe të mos harrojmë gabimet e bëra. Personalisht nuk kam folur me lojtarët pas ndeshjes dhe të kem dhënë ndonjë deklaratë. Në atë që thashë para kamerave, nënvizova se isha përgjegjës dhe do të flisja me presidentin. Deshëm të merrnim një vendim për të mirën e Kukësit, nuk shoh vetëm interesin tim, presidenti beson tek unë”.

Milinkovic shpjegoi edhe arsyet se përse mori vendimin për ti paraqitur presidentit Gjici dorëheqjen pas humbjes ndaj Partizanit, ndërsa shtoi se objektivi i vetëm në dy sfidat e radhës është marrja e 6 pikëve.

“Dua të them se përgjegjës për një ekip futbolli, kur nuk ecën mirë, është trajneri. Pra, nuk doja të përfitoja nga ai besim i presidentit. Unë kam biseduar me Gjicin dhe e njohim njëri-tjetrin, por nuk jam aq naiv. E di se po nuk ecën rezultatet, nuk është më çështje besimi. Po nuk pati rezultat, vjen një moment dhe nuk mund të vazhdohet më. Kjo nuk ndodh vetëm te Kukësi dhe në Shqipëri, por në klubet më të mëdha. Kjo është puna e trajnerit, ka presion. Nëse nuk do të kisha besim tek ekipi, atëherë do t’i thoja presidentit dhe do të ikja. Nuk është për t’u justifikuar, por po krijojmë shumë raste dhe nuk po i shfrytëzojmë. Edhe me Partizanin na ndodhi kjo gjë. Nëse do të kishim shënuar dhe përmbysur rezultatin, tani do të flisnim ndryshe. Por ky është futbolli. Pesë ndeshje pa fitore? Në dy ndeshjet e ardhshme do të kërkojmë gjashtë pikët. Nëse ia dalim, atëherë jemi brenda objektivave.

Në fund Milinkovic foli edhe për largimin e mesfushorit Hair Zeqiri, si dha një opionon për formën jo të mirë që po kalojnë dy lojtarë të rëndësishëm si Albi Alla dhe sulmuesi azer Rauf Alyiev.

“Kemi punuar gjatë kësaj jave nga ana psikologjike, që të mos e humbasim besimin te vetvetja dhe tek ekipi. Besoj se do të rikthehemi te fitorja me Laçin. Alla dhe Alyiev? Nëse një lojtar nuk luan mirë, ka përgjegjësi edhe trajneri. Të gjithë e dinë vlerën e Allës dhe çfarë lojtari është. Mbase tani nuk është në formën e duhur, por duhet që të gjithë ta ndihmojmë që të vijë në maksimum. Alyiev është lojtar i mirë, të jeni të sigurtë se është shumë më i mirë nga sa ka treguar deri tani. Kam thënë se disa lojtarë vijnë nga një shtet tjetër dhe disa ambientohen shpejt, disa jo. Largimi i Zeqirit? Për mua do të ishte më mirë po të qëndronte. Dy ditë para ndeshjes me Partizanin erdhi dhe na tha se nuk do të jetë më pjesë e Kukësit dhe i thamë se duhet të fliste me presidentin. Është një mungesë, por jemi fokusuar te puna për ndeshjen me Laçin”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...