Mladen Milinkovic ka patur mundësinë të testojë për herë të parë lojtarët e tij në miqësoren me Dinamon. Fitore 2-1 me debutimin me gol të Shtubinës dhe Kale me trajnerin serb që ka mbetur i kënaqur mbi të gjitha nga serioziteti që kanë shfaqur lojtarët në dispozicion, me Bakajn që ka spikatur në ndeshjen e tij të parë me fanellën e bluve. Trajneri vlerëson blerjet e fundit, por ndërkohë paralajmëron se ende nuk e konsideron grupin të plotë, Kukësi ka nevojë edhe për pak prekje për të qenë aty ku duhet.
“Skuadra ende nuk është e plotë por shpresoj që deri në 15 gusht të kemi plotësuar të gjitha pozicionet pasi duam edhe një ose dy lojtarë, por të mirë, me kualitet në nivelin e Bakajt apo Aliev. Kështu do të kemi mundësi zgjedhje pasi kur luan për Superkupën, Kupën dhe Kampionatin duhet të kesh të paktën 16-17 lojtarë të të njëjtit nivel. Na duhet një lojtar i mirë në mbrojtje,. një tjetër në mesfushë dhe pastaj mendoj se do të jemi në rregull”.
Për sa i përket mbrojtjes mbetet ende në rend të ditës cështja Alla, me mbrojtësin që është larguar ndërsa Kukësin që pretendon se është nën kontratë. Për sa i përket aspektit sportiv nuk diskutohet, Milinkovic e pret me krahë hapur një lojtar të nivelit të tij.
“Të shohim se cfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme Do ta preferoja në skuadër pasi e njeh mirë lojën e Kukësit,. Jemi në kontakt me të dhe të shohim se cfarë do të ndodhë”.
Milinkovic shpreson që ta ketë skuadrën në gjendjen e duhur për sfidën e Superkupës, ku do të kërkojë trofeun e parë sezonal përballë Tiranës. për sa i përket kampionatit objekvi mbetet titulli, Milinkovic respekton punën e parardhësit Gjoka dhe ecurinë e tij pa humbje, por është pragmatist, ato që vlejnë vërtet janë trofetë.
“Do të isha i kënaqur të humbisja 3 apo 4 ndeshje dhe të mbyllja kampionatin në vend të parë. Sigurisht që statistikat janë të rëndësishme, dhe kjo është një gjë e mirë, por njerëzit mbajnë mend vetëm titujt. Megjithatë, Nuk them se ecuria pa humbje nuk është e rëndëssihme dhe e përgëzoj trajnerin e mëparshëm për këtë arritje të madhe, pasi është dicka vërtet e madhe kur luan gjithë sezonin pa humbur”.
