Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milinkoviç rikthehet në Gjirokastër, Lushnja kërkon fitoren e parë

Superliga shqiptare do të vijë sot me dy ndeshjet e para të javës së 7 të saj, sfidat Luftëtari-Kukësi dhe Lushnja-Laçi.

Për trajnerin e Kukësit do të jetë një sfidë e veçantë, pasi do të rikthehet në Gjirokastër, aty ku u promovua për herë të parë në kampionatin tonë. Milinkoviç zhvilloi një sezon të mirë nën drejtimin e Luftëtarit dhe arriti të fitojë zemrat e tifozëve gjirokastritë, por sot do të kthehet me misionin e vetëm, për t’i mposhtur ata.

Kukësit i duhen 3 pikët, për të barazuar përkohësisht Skënderbeun, në krye të renditjes. Nga ana tjetër, gjirokastritët vijën pas një javë problematike, me pezullime futbollistësh dhe shkarkimin e trajnerit Curbellos, ndërsa sot e në vijim do të drejtohen nga tekniku i mirënjohur Hasan Lika. Luftëtari ka marrë vetëm 1 fitore këtë sezon, në transfertë ndaj Laçit, ndërsa vjen pas dy humbjeve radhazi dhe do të kërkojë pikët, si mënyra më e mirë për të rikthyer qetësinë në ekip.

Lushnja do të luajë ndeshjen e dytë sezonale në “Roza Haxhiu’, teksa do të kërkojë të marrë fitoren e parë në Superligë, përballë një kundërshtari si Laçi, që nuk është se po kalon një periudhë shumë të mirë. Lushnjarët vijnë pas humbjes 4-1 në Korçë, ndaj Skënderbeut, ndërsa këtë sezon kanë marrë vetëm dy barazime dhe 4 humbje. Nga ana tjetër, Laçi i drejtuar nga Gentian Mezani, vjen pas një barazimi mes polemikash, në fushën e vet ndaj Flamurtarit dhe sot do të kërkojë 3 pikët, për t’u shkëputur nga fundi i renditjes.

Dy takimet e sotme të Superligës, do të startojnë në orën 14:00 dhe do të transmetohen në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...