Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milinkovic-Savic me valixhet gati, Tare e zëvendëson me një tjetër mesfushor serb

Me Sergej Milinkovic-Savic të destinuar për t’u larguar gjatë verës, Lazio ka piketuar një tjetër serb për mesfushën. Igli Tare ka lëvizur me shpejtësi dhe ka arritur marrëveshjen me Ivan Ilic, mesfushor që ka spikatur me Veronën në dy sezonet e fundit.

Mediat pranë klubit bardhekaltër sigurojnë akordin me mesfushorin për një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 1.7 milionë eurosh në sezon, ndërsa tani detyra e Tares është të bindë klubin e Veronës, që kërkon 18 milionë euro për kartonin e serbit.

Ivan Ilic është vetëm 21 vjeç dhe u transferua te Verona verën e 2020-ës, pasi nuk gjeti hapësira te Manchester City, teksa rritja e tij ka qenë e vazhdueshme dhe tani është gati të luajë në nivele më të larta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...