Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milinkovic s’jep dorëheqjen: Shpresoj që Gjici të veprojë drejt

Mladen Milinkovic heziton të japë dorëheqjen pas humbjes ndaj Lushnjës, që edhe ai vetë e quan të turpshme. Sipas tij, është e papranueshme që skuadra të bëjë gabime kaq amatore në mbrojtje.

“Besoj që sot lojtarët u përpoqëm, por bëmë gabime amatore, këtë nuk e kuptoj. Sigurisht që mund të dalim nga kjo situatë. E kam marrë vendimin tim, por do të flas me presidentin. Për mua kjo humbje është e turpshme. Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri, thjesht jam i zhgënjyer me rezultatin. Kur humbet, ka shumë shkaqe. Sot tre golat që pësuam i patë vetë, s’është nevoja t’i komentojmë.”

Por e e ndjen Milinkovic të vijojë me një grup që nuk po u përgjigjet kërkesave të tij?

“E përsëris, unë e kam marrë vendimin tim, shpresoj që edhe presidenti të veprojë në të mirën e ekipit.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...