Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Miliona euro diferencë, Barça përgatit ofertën e dytë për Lewandowskin

Pasi përfundoi telenovela “Mbappe”, prej disa javësh tashmë vëmendjen kryesore të botës së futbollit e ka marrë Robert Lewandowski.

Polaku dëshiron të transferohet te Barcelona, por Bayer Munich është bërë pengesë për këtë lëvizje të sulmuesit.

Duke mos dashur largimin e tij, bavarezët nuk kanë pranuar ofertën e parë të katalanasve që ishte plot 32 milionë euro.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve spanjolle klubi “Blaugrana” po përgatit një ofertë të dytë që shkon në rreth 40 milionë euro për kartonin e Lewandowskit.

Vlen të theksohet se Bayern do e lërë të lirë 33-vjeçarin vetëm në rast se siguron shërbimet e Sadio Mane, me Liverpool që kërkon 42.5 milionë paund për senegalezin. Gjendur në këtë situatë klubi gjerman do kërkojë të paktën të mos ketë humbje nga këto ndryshime.

Ndërkohë, përveç shifrës Barça ka edhe një problem tjetër për të bërë të mundur afrimin e sulmuesit në “Camp Nou” dhe ajo është konkurrenca me Paris Saint-Germain, që po ashtu kohët e fundit ka shfaqur interes të lartë për polakun.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...