Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Milionat nuk sjellin fitore! PSG pa Champions? Kur nuk respektohesh në Francë… “

Thiago Silva “shigjeton” PSG-në, klub ku kaloi 8 sezone përpara se të transferohej te Chelsea në vitin 2020. Mbrojtësi brazilian fitoi 23 trofe në kryeqytetin francez, por nuk ia doli të fitonte Champions League.

Trofe që PSG nuk e ka fituar kurrë më parë, dhe prej vitesh po e kërkon me insistim. Por, pavarësisht se milionat nuk kanë munguar dhe drejtuesit kanë investuar shumë, suksesi i madh nuk po vjen.

Nuk mund të fitosh gjithçka vetëm pse ke shumë para, futbolli nuk funksionon kështu. Nëse nuk ke një plan të qartë për atë që dëshiron të arrish, gjërat nuk të shkojnë mbarë.

Lexo edhe:

Së pari duhet të jesh i respektuar në vendin tënd për t’u respektuar më pas edhe jashtë. Gjë që nuk ka ndodhur. Ne kemi bërë të kundërtën te PSG, sepse donim të respektoheshim jashtë Francës.

Por nuk bëmë asgjë për të fituar respektin në Francë”, u shpreh 39-vjeçari nga Rio De Janeiro, autor i 113 ndeshjeve dhe 7 golave me kombëtaren e Brazilit.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...