Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Milito kritikon drejtuesit e Interit: Nuk po tregojnë respekt ndaj Icardit

Nuk mund të mungonte një opinion për çështjen Mauro Icardi as nga sulmuesi legjendar i Interit, argjentinasi tjetër Diego Milito. Ky i fundit i cili aktualisht është drejtor i zonës teknike te skuadra ky mbylli karrierën Racing Avellaneda në një intervistë ka folur për situatën në të cilën ndodhet bashkëkombasi i tij me Militon që ka kritikuar drejtuesit e Interit për mënyrën sesi po e trajtojnë Icardin.

“ Te Interi e kanë bërë të qartë se Icardi nuk bën më pjesë ne projektin e tyre dhe më vjen keq për këtë pasi e njoh mirë Mauron. Icardi ka ardhur te Interi në momentin që unë kam ikur, më vjen keq që mund të largohet në këtë mënyrë pa u marë fare në konsideratë. Nuk është kjo forma e duhur. Lojtarët e rëndësishëm duhet të largohen në mënyrë të përshtatshme nga një klub ku kanë luajtur për shumë vite, duhet të largohen me respekt. Kjo është gjëja më e rëndësishme. E ardhmja ime sërish te Interi? Në këtë moment nuk shikoj shumë larg, jam mirë te Racing dhe dua të vazhdoj këtu”.

Me këto fjalë mbyllet intervista e Diego Militos që për momentin e përjashton një rikthim te Interi në rol drejtuesi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...