Transferta shumë e rëndësishme e Shqipërisë me Maqedoninë, që do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin e Strumicës, do t’i besohet gjyqtarit suedes Jonas Erkisson, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Mathias Klasenius dhe Daniel Warnmark. UEFA, duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ka caktuar një arbitër me shumë eksperiencë, i aftë për të kontrolluar situatat edhe më të paparashikuara që mund të lindin jo vetëm në fushën e blertë.
43-vjecari Eriksson, i cili e ka marrë stemën e FIFA-s që nga viti 2003, është nje nga arbitrat më të rëndësishëm ndërkombëtarë, i caktuar për të gjykuar madje edhe finalen e Europa Leagues mes Sevillas dhe Liverpool.
Gjithashtu është pjesë e trupës më të mirë të gjyqtarëve të përzgjedhur për finalet e Botërorit dhe Europianit.
Eriksson është një gjyqtar multimilioner, teksa vetëm nga shitja e 15% të aksioneve të një kompanie televizive ka mundur të fitojë rreth 7 milionë euro.
Ai është i vendosur në Sigtuna, në lagjen më të pasur të kryeqytetin të Suedisë Stokholm.
Ndërkohë në ndeshjen e Elbasan Arenas me Lihtensteinin do të vendosë drejtësi kryesori rus Sergei Lapochkin, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Aleksei Lebedev dhe Aleksei Lunev po nga Rusia.
Ndeshja e fundit që ka gjykuar Lapochkin në kompeticionet është ajo mes Crvena Zvezdas dhe Spartës së Pragës, në raundin e tretë të Europa Leagues.
