Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Milos Kostic, pasuesi i Hasan Likës te Luftëtari

Mund të jetë një slloven trajneri i ri i Luftëtarit. Pas mosrinovimit të kontratës me Hasan Likën, marrëveshja me të cilin përfundonte më 31 maj, klubi gjirokastrit duket se po kërkon sërish një trajner të huaj për ta ulur në krye të stolit dhe për të udhëhequr skuadrën në Europë, dhe pse puna e bërë nga Lika ishte për t’u admiruar. Emri që lakohet këto ditë në Gjirokastër dhe me të cilin ka dhe bisedime zyrtare nga ana e klubit është Milos Kostic, 46-vjecar, i cili ka drejtuar kryesisht skuadra në Ballkan, por duke patur ende një CV të paktë.
Në vitin e fundit ai ka punuar si trajner i skuadrës së të rinjve të Olimpija Ljubjana, që fitoi dhe kampionatin slloven, ndërkohë që ka patur një përvojë pothuajse njëmujore te grekët e Iraklis dhe në skuadrën e kategorisë së dytë të Acharnaikos. Gjithashtu ka drejtuar në Bosnjë Hercegovinë skuadrën e Zeleznjicar, por duke patur dhe aty një eksperiencë të shkurtër.
Ndërkohë që ka punuar dhe si zv.trajner në Belgjikë te Lierse, ndërsa ka qenë asistent dhe në të gjitha ekipet e moshave të përfaqësueses sllovene, duke nisur nga ajo e 17-vjeçarëve, por dhe e 19- vjeçarëve. Puna kryesisht me sektorin e të rinjve, ndoshta ka bindur presidentin Tavo që të marrë në konsideratë një afrim të mundshëm të Kostic në stol, duke qenë së Luftëtari është skuadër që spikat pikërisht për ndërtimin e një skuadre me emra të rinj dhe pse tanimë që do të luajë në Europë nevojitet ndoshta dhe përvoja në drejtim.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...