Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Werder Bremen, Milot Rashica merr çmimin “Lojtari i sezonit”

Werder Bremeni i dorëzoi Milot Rashicës çmimin “Lojtari i sezonit 2018/19” para mijëra fansave në “Ditën e Tifozëve”. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, i njohur me nofkën “Raketa” në mesin e mbështetësve të Werderit, ka spikatur me performancën e tij gjatë sezonit të kaluar.

9 golat e shënuar në Bundesligë ndaj skuadrave të tilla si Augsburg, Leverkusen, Mainz, Leipzig etj. (në të gjitha rastet kur ka shënuar Rashica Werderi ka fituar), e bënë 23-vjeçarin një nga lojtarët më të rrezikshëm në Bundesligë. Dr Hubertus Hess-Grunewald, i cili prezantoi çmimin, u zbuloi tifozëve një bisedë më ndihmëstrajnerin Tim Borowski, gjatë ndërprerjes dimërore, që kishte të bënte me Rashicën:

“Në atë kohë, Rashica po kalonte një moment të keq dhe Tim na tha: prisni derisa të shënojë një ose dy gola dhe atëherë ai do të shpërthejë. Dhe kjo është saktësisht ajo që ndodhi.”

Ekziston një arsye pse trajneri Florian Kohfeldt tha gjatë përgatitjeve parasezonale se kundërshtarët e Werderit kanë frikë nga kosovari. Në fund të fundit, “Raketa” dëshiron të arrijë edhe më shumë, kjo është arsyeja pse ai po punon maksimalisht te Bremeni.

Rashica është në kërkim të përmirësimit të rekordit të tij prej 14 golash të shënuar në total gjatë sezonit të kaluar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...