Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Minifutboll/ Demneri: Realizuam ëndrrën tonë, çfarë presim nga Botërori

Kombëtarja e minifutbollit të Shqipërisë siguroi një biletë për në kampionatin botëror të minifutbollit që do të organizohet në qershor të këtij viti, në Gjermani. Skuadra kuqezi mundi 1-4 Qipron në ndeshjen e zhvilluar të dielën, duke arritur një rezultat historik.

Drejtori i futbollit amator pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri, në një intervistë për Zona GolSupersport tregoi se kjo Kombëtare është një produkt 100% vendas. Ndërkohë thekson se futbolli amator që organizohet nga disa kampionate të ndryshme ka patur një zhvillim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

“Kjo kombëtare përbëhet nga të gjitha kompeticionet amatore, pasi ne në Shqipëri kemi disa kompeticione. Si 5x 5, 6×6, 11×11 dhe futsalla. Të gjithë përfshihen në lojën amatore, ndërsa futbollistët profesionistë nuk lejohen, pasi është një kriter bazë.

Lexo edhe:

Përzgjedhja është bërë kryesisht nga 5×5, me 160 ekipe që marrin pjesë. I kemi të gjithë lojtarët që vijnë nga kampionati jonë dhe janë të përzgjedhur nga ecuria e tyre dhe e ekipeve”.

Demneri tregon se kjo Kombëtare do të bëjë më të mirën në kampionatin botëror, teksa tregon dhe skuadrat më të forta që do të jenë në këtë kompeticion.

“Kundërshtarët më të fortë janë të Amerikës Latine, Brazili, Meksika, Kolumbia. Polonia është gjithashtu një nga ekipet më të forta, Greqia po ashtu. Por edhe Anglia dhe Portugalia. Janë shumë ekipe që janë shumë të forta, shumë të zhvilluara. Pritshmëritë nuk më takojnë mua t’i them.

Në çdo aktivitet, ne do të tentojmë maksimumin e lojtarëve tanë. Kemi një grup fantastik që do të zgjerohet në vijim. Do të tentojmë maksimumin në Kupë Bote”.

Ndërkohë, realizimi fantastik i Gledi Nuzës ndaj Spanjës u shpall goli më i bukur i turneut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...