Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Minifutboll/ Rumania shumë e fortë për Shqipërinë, ndaj Azerbajxhanit shansi i fundit

Shqipëria e minifutbollit e ka mbyllur me humbje (3-1) ndeshjen e dytë në Grupin B ndaj favoritëve të Rumanisë. Gjashtë herë kampionët e Evropës regjistruan fitoren e dytë radhazi të edicionit, duke konfirmuar pritshmëritë maksimale për kampionatin Evropian, që zhvillohet në Koshicë të Sllovakisë.

Pjesa e parë u luajt me kujdes nga të dyja përfaqësueset deri në momentin kur Balea zhbllokoi sfidën vetëm tri minuta para përfundimit të fraksionit hapës. Pjesa e dytë i gjeti sërish rumunët më kërkues e për rrjedhojë realizuan edhe dy gola të tjerë për të siguruar tri pikët. Në të 33’, Ungur dyfishoi shifrat falë një gjuajtje të bukur nga distanca, më vonë Plopeanu i vendosi kapakun sfidës në të 39’.

Për kuqezinjtë golin e vetëm e realizoi Eugen Shima në të 45’, duke përfituar në maksimum nga një gabim i portierit kundërshtar.

Disfata është më se e pranueshme ndaj një kundërshtari superior si Rumania. Kombëtarja Kuqezi do të luajë shanset finale në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Azerbajxhanit. Takimi ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë do të luhet të martën, duke filluar nga ora 10:30, dhe paraqet një mundësi e artë për përfaqësuesen që të koleksionojë tri pikët e para dhe të shpresojë për kalimin në raundin tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...