Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Minifutboll/ Shqipëria ‘ndalet’ nga Rumania në fund, kuqezinjtë ruajnë vendin e parë (VIDEO)

Shqipëria e minifutbollit u ndal në barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të grupit C ndaj Rumanisë. Kuqezinjtë kaluan dy herë në avantazh, por në të dyja rastet Rumania arriti të barazonte rezultatin.

Kombëtarja e drejtuar nga Irtan Sejko, shënoi fillimisht me Gledis Nuzën në minutën e 15′, me këtë të fundit që përfitoi nga një top i gjatë i hedhur drejt zonës. Kundërpërgjigja e rumunëve erdhi pak minuta më vonë, teksa topi i goditur prej portieri Costin pati një devijim në momentin e fundit.

Lexo edhe:

Gjithsesi, Shqipëria gjeti sërish forcën për të marrë avantazhin dhe realizoi përsëri. Kësaj radhe ishte protagonist Armand Gapi. Finalizimi i minutës së 34′ u duk si goli i fitores dhe që do t’i jepte Shqipërisë tri pikët. Megjithatë, kombëtarja e Rumanisë nuk u dorëzua deri në fund dhe barazoi në sekondat e fundit të ndeshjes nëpërmjet Raul Dimitrovic. Pas një ekzekutimi të mirë të goditjes së dënimit.

Në fund, kuqezinjtë ndjenë keqardhjen për këtë shans të humbur. Gjithsesi barazimi është sërish një rezultat i vlefshëm që na mban në vendin e parë me 4 pikë. Shqipëria do të luajë të premten ndeshjen e fundit të grupit C përballë Spanjës. Sfidë ku mjafton të evitohet humbja për të prerë biletën për në raundin tjetër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...