Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin

Shqipëria, një hap larg historisë. Kombëtarja e minifutbollit nuk është gjendur kurrë në një pozitë të tillë, me 4 pikë pas dy ndeshjesh, në një turne ku marrin pjesë përfaqësueset më të mira nga e gjithë Evropa.

Përballja ndaj Spanjës do të jetë vendimtare për fatet e përfaqësueses sonë. Ndaj ‘La Furia Roja’ një barazim mjafton për të kaluar në raundin me eliminim, por ambicia është padyshim fitorja dhe një synim i tillë nuk është utopi pasi ekipi i Irtan Sejkos vjen pas një fitoreje 7-0 ndaj Luksemburgu dhe një barazimi 2-2 përballë ish-kampionëve të Rumanisë.

Lexo edhe: 

Një ndërthurje e shkëlqyer mes talentit dhe eksperiencës, ka bërë të mundur që Shqipëria të fluturojë në këtë fazë grupesh. Megjithatë ndaj Spanjës kërkohet një sforco e fundit, me këta të fundit që për momentin janë të tretët në grup, si përkundër Shqipërisë që mban vendin e parë, teksa Spanja ka vetëm një fitore, atë me shifrat 5-0 ndaj Luksemburgut dhe një humbje 3-0 ndaj Rumanisë.

Në një turne evropian, Shqipëria nuk ka kaluar kurrë përtej fazës së grupeve dhe si rrjedhojë takimi kundër përfaqësueses spanjolle merr një specifikë shumë të veçantë. Për të mos e humbur, takimi do të zhvillohet sot në orën 16:00 dhe si gjithmonë do të keni mundësi ta ndiqni në SuperSport 2.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...