Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Ministri Spadafora zyrtarizon datat e gjysmëfinaleve dhe finales

Ministri Italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka konfirmuar se gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë do të afrohen 24 orë, pra do të zhvillohen me 12 dhe 13 qershor. Fillimisht do të luhet Juventus-Milan (ndeshja e parë përfundoi 1-1), pastaj Napoli-Inter (napolitanët fituan 0-1 në “San Siro”).

Finalja do të zhvillohet sikurse ishte programuar më parë, të mërkurën, më 17 qershor.

“I kisha kërkuar botës së futbollit që mund të rifillonim me Kupën e Italisë, pasi do të ketë tri ndeshje, dy gjysmëfinale dhe finalja, të transmetuara nga Rai, për këtë arsye mund të shihen nga të gjithë italianët”, – theksoi Spadafora.

Detajet do të komunikohen shumë shpejt nga Liga e Serisë A, por ka mundësi që ndeshjet të luhen në orarin e ri të mbrëmjes, 21:45. E njëjta fashë orari do të përdoret duke filluar nga 20 qershori, kur të rinisë edhe kampionati i Serisë A.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...