Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ministria e Kosovës prezanton planin 5-vjeçar: Do të kemi 27 stadiume të reja

Ministria e Kosovës prezanton planin 5-vjeçar: Do të kemi 27 stadiume të reja
Ministria e Kosovës prezanton planin 5-vjeçar: Do të kemi 27 stadiume të reja

Kosova fitoi të drejtën për të organizuar Lojërat Mesdhetare të 2030-ës, një event ky madhor për një nga shtetet më të reja në Europë, teksa qeveria ka nisur angazhimin për të kompletuar infrastrukturën sportive të nevojshme.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kosova Press, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku deklaroi se qeveria ka nisur nga puna për të ndërtuar dhe rikonstruktuar plot 27 stadiume në të gjithë vendin.

“Që para disa muajsh nisëm planin për ndërtimin edhe rikonstruksionin e infrastrukturës sportive, gjë që u bë edhe në obligim me marrjen e të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Kemi nisur punën konkrete për të rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi plot 27 stadiume, të cilat pas Lojërave Mesdhetare, do t’u shërbejnë skuadrave në Kosovë”, tha Çeku.

Lexo edhe:

Ministri tha se në Prishtinë do të ndërtohet një stadium nacional, me parametra optimalë dhe kapacitet më shumë se 20 mijë vende, si detyrim për mbajtjen e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare, teksa dha edhe lajmin e madh se kryeqytetit do t’i shtohet një tjetër impiant ndihmës.

“Obligimi ynë madhor është ndërtimi i stadiumit Nacional të Republikës së Kosovës, për të cilin jemi në fazë studimi. Do të ndërtojmë një stadium të ri edhe në Bërnicë, për t’u shërbyer skuadrave të kryeqytetit. Gjithashtu stadium i ri do të ndërtohet në Ferizaj, por edhe në Suharekë, pasi Ballkani me ecurinë e tij, e meriton një impiant modern. Jemi duke studiuar lokacionin, për të nisur më pas nga puna për ndërtimin, Gjithashtu do të rikonstruktohen pjesërisht apo plotësisht edhe stadiumet në Prizren, Pejë, Malishevë, Gjakovë, Shtimje, Drenas, Rahovec, etj.”, u shpreh ministri Çeku.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...