Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ministria e Shëndetësisë jep miratimin për nisjen e stërvitjeve kolektive në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka dhënë miratimin për nisjen e stërvitjeve kolektive në skuadrat e IPKO Superligës, duke filluar që prej ditës së sotme, ndërsa data për rifillimin e kampionatit duket e afërt.

Tani pritet që drejtuesit e FFK-së të mblidhen për të miratuar një datë për zbritjen në fushë të skuadrave, për të vijuar me ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020 dhe për ta mbyllur rregullisht kampionatin.

Në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, seancat stërvitore duhet të zhvillohen në përputhje me protokollin e akorduar më herët nga palët, ndërsa për ndeshjet mund të vendoset vetëm në muajin qershor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Me që IKSHPK dhe Zyra e OBSh-së në Kosovë kanë konstatuar se situata epidemiologjike në Kosovë konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ke lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht për klubet futbollistike në vend.

Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis FFK-së, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e Përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.

FFK do ta ndaj udhëzuesin me klubet futbollistike dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...