Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Miocic mposht Cormier dhe konfirmohet ndoshta më i madhi i historisë për peshat e rënda

Stipe Miocic mposhti Daniel Cormier me vendim unanim të jurisë në një duel prej pesë raundesh të shtunën në mbrëmje në UFC, duke mbrojtur titullin për peshat e rënda dhe kompletuar një trilogji fantastike mes dy luftëtarëve.

Miocic (20 fitore dhe 3 humbje) triumfoi me pikë 49-46, 49-46 dhe 48-47, për t’u konfirmuar ndoshta më i miri i peshave të rënda në historinë e UFC.

Miocic e shënjestroi Cormier me një goditje të fortë në syrin e tij të majtë, në fund të raundin të tretë, me amerikanin që u detyrua të luftonte në dy raundet e mbetyra me vetëm një sy funksional në ngjarjen kryesore të UFC 252, në kompleksin UFC APEX, në Las Vegas.

“Nuk mund të shoh asgjë me syrin tim të majtë. Shoh vetëm errësirë,” – tha Cormier. Ai u dërgua në spital në përfundim të duelit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. 41-vjeçari Cormier është një ish-kampion me dy divizione dhe tashmë ka stampuar statusin e tij si një nga luftëtarët më të mëdhenj në historinë e UFC-së.

Cormier ishte zotuar se do të tërhiqej pas duelit të së shtunës. Ai tha se i qëndronte vendimit të tij për të dalë në pension. Amerikani kishte fituar luftën e parë mes të dyve, por dështoi në dy të tjerat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...