Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Miqësore brenda shtëpisë, Tirana bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit

Tirana e mbylli më së miri vitin 2021 duke fituar derbin ndaj Partizanit me rezultatin 1-2, ndërsa konsolidoi edhe pozitat në krye të renditjes teksa udhëheq garën me pesë pikë avantazh ndaj ndjekësve të Kukësit. Tashmë, bardheblutë janë duke u përgatitur për të bërë mirë edhe në vitin 2022 ndërsa pretendojnë titullin numër 26.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ditën e sotme, në kompleksin Skënder Halili, skuadra ka zhvilluar edhe një miqësore brenda familjes teksa ka sfiduar ekipin U19 ku sigurisht vëmendja kryesore ishte te rikthimi i lojtarëve në aktivitet pasi në këto ditë festive iu ka munguar ngarkesa fizike. Sakaq, ditën e enjte, kryeqytetasit do të zbresin në fushë për seancën stërvitore ndërsa vëmendja shkon te ndeshja e javës së 16-të në kampionat më datë 15 janar ndaj Vllaznisë në Air Albania.

Shqetësim për Tiranën dhe trajnerin Orges Shehi mbetet gjendja e Michael Ngoo, i cili pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit dhe ende nuk mund të përcaktohet një datë rikthimi për anglezin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...