Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësoret e luksit të Shqipërisë U18 dhe U19, kur do të përballemi me Italinë

Për të dytin vit radhazi, ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë, U-18 dhe U-19 do të zhvillojnë dy miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Italisë në muajin gusht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy institucionet e futbollit kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave miqësore në Itali në datën 11 gusht, teksa edhe grumbullimi i ekipeve tona kombëtare do të bëhet në Koverçano që prej datës 6 gusht.

Fillimisht do të jetë Shqipëria U-18, e drejtuar nga Ardi Behari, që do të zbresë në fushë, me kuqezinjtë që do të sfidojnë bashkëmoshatarët italianë më 10 gusht në këtë miqësore luksi në Koverçano, ndërsa një ditë më pas, do të jetë skuadra e drejtuar nga Armando Cungu që do të masë forcat ndaj Italisë U-19.

Të dy trajnerët dhe stafet e ekipeve kombëtare U-18 dhe U-19 kanë mundësinë të testojnë futbollistët që do të ftojnë në këto dy ndeshje të rëndësishme ndaj një kundërshtari prestigjioz si Italia.

Kjo është një mundësi shumë e mirë kryesisht për Kombëtaren U-19 dhe stafin e këtij ekipi për të kolauduar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022/2023, ku kuqezinjtë janë shortuar në grupin 7 me Belgjikën dhe Spanjën. Këto ndeshje do të luhen në Belgjikë në muajin shtator, në datat 21 dhe 24 shtator.

Shqipëria U-19 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e miqësore përgjatë këtij viti, teksa edhe ekipi i drejtuar nga Ardi Behari ka zbritur disa herë në fushë nga muaji janar i vitit 2022, duke testuar disa dhjetëra lojtarë që aktivizohen brenda e jashtë vendit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...