Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 mund Azerbajxhanin U-17 4-1, vendosin golat e Mihanës dhe Kullës

Shqipëria U-17 luajti ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit U-17 në stadiumin “Egnatia Arena”. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e thellë 4-1, teksa golat i shënuan Emiljano Mihana (x2) dhe Gabriel Kulla (x2).

Shqipëria U-17 e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen me Azerbajxhanin U-17: Daniel Culi (GK), Kris Gecaj (C), Lukas Cekrezi, Fabian Nuhaj, Andreas Llana, Darli Kurti, Serxho Vogli, Gabriel Kulla, Rikardo Shehi, Alen Vukaj dhe Emiljano Mihana.

Lexo edhe: 

Ndeshja miqësore në “Egnatia Arena” nisi shumë mirë për Shqipërinë që zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të me Emiljano Mihanën.

Sërish kuqezinjtë ishin më kërkues dhe pas disa rasteve gjetën golin e dytë po me Emiljano Mihanën në të 27-ën. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Edhe në fraksionin e dytë kuqezinjtë dominuan lojën dhe shënuan golin e tretë në të 61-ën me Gabriel Kullën. Azerbajxhani U-17 ngushtoi diferencën në minutën e 70-të duke i çuar shifrat në 3-1. Megjithatë kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe realizuan edhe golin e katërt sërish me Gabriel Kullën në minutën e 77-të.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë me rezultatin e thellë 4-1. Kjo ishte edhe miqësorja e dytë e Kombëtares U-17 me Azerbajxhanin U-17. Këto teste miqësore i shërbejnë stafit teknik U-17 për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te raundi i parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....