Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Miqësoret: Hysaj titullar, Abrashi e Bare zëvendësues

Me Napolin që po përfundon përgatitjet, në prag të angazhimeve në turin “play off” të Champions, Elseid Hysaj mbetet jo vetëm titullar i padiskutueshëm, por një lojtar i paprekshëm.

 

Mbrojtësi shqiptar ishte i vetmi lojtar i aktivizuar përgjatë gjithë miqësores nga trajneri Sarri në testin përballë Bournemouth-it, skuadër e Premier League angleze, që u mbyll në barazim 2-2.

 

Në Vitality Stadium, avantazhi i Napolit me Mertens u përmbys në pjesën e dytë të lojës me golat e Afobe dhe Francis. Gjashtë minuta përpara fundit Zielinski evitoi humbjen për italianët, në një ndeshje ku “të kaltërit” meritonin padyshim më tepër.

 

Amir Abrashi qëndroi në stol dhe u aktivizua vetëm në minutën e 82-të të miqësores ku Fraiburgu u mposht 2-1 nga Torino. Gjermanët i mbyllën 45 minutat e para të lojës në avantazh me golin e Schuster, por italianët përmbysën rezultatin menjëherë pas pushimit ndërmjet pjesëve me Iago Falque dhe Andrea Belottin.

 

Si zëvendësues u aktivizua edhe Keidi Bare në miqësoren ku Atletico e Madridit fitoi 3-2 në Londër përballë Brighton & Hove Albion. Golat e Gaitan, Fernando Torres dhe Lucas bën që “colchoneros” të mbeten të pamposhtur në miqësoret e verës.

 

Edhe pse shënoi dhe ishte pjesë e rëndësishme në suksesin në finalen e Audi Cup ndaj Liverpool, Bare luajti vetëm pak sekonda në testin e radhës, duke u aktivizuar në fundin e ndeshjes në vend të Griezmann.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...