Futboll

Miqësoret/ Kampionët e Kroacisë shumë të fortë për Shkëndijën, Drita thyen Ballkanin

Përveç Laçit dhe Gjilanit, sfidë që u mbyll 2-1 për ekipin e Shpëtim Duros, sot kanë zbritur në fushë edhe Shkëndija e Tetovës, Ballkani, Drita dhe Llapi.

Kuqezinjtë u përballën në një miqësore luksi me Dinamon e Zagrebit. Kampionët e Kroacisë fituan 3-0 falë golave të Josip Drmic në pjesën e parë dhe Komnen Andric e Bruno Petkovic në fraksionin e dytë.

Shkëndija do të ndeshet me armenët e Ararat Yerevan, me sfidën që e parë që do të luhet në Shkup (7 korrik) dhe do të transmetohet në Supersport.

Drita iu fal një penalltie të saktë të Besnik Krasniqit për të thyer 1-0 kampionët e Ballkanit, ndërkohë që Llapi, ekipi fitues i Kupës së Kosovës, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Makedonija GP.

Drita do të ketë përballë finlandezët e Inter Turku në raundin e parë të Conference League, Llapi malazezët e Buducnostit, ndërsa Ballkani do të përballet me Zalgiris, kampionët e Lituanisë në raundin e parë të Champions League.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency