Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Miqësoret me Maqedoninë e Veriut & Kenian/ Trajneri Grima fton 23 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias në muajin prill.

Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zbardhur këtë të shtunë listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për këto dy takime miqësore që Shqipëria do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut më 7 prill në “Elbasan Arena”, ndërsa katër ditë më vonë do të zhvillojë një tjetër takim miqësor ndaj Kenias në transfertë.

Lexo edhe: 

Tekniku shqiptar ka grumbulluar 23 lojtare për këto dy ndeshje, me 15 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 5 prej tyre në kampionatin kosovar dhe 3 në kampionatin europian. Trajneri Grima ka rikthyer sërish në ekipin e parë A, dy lojtare si Katerina Simoni, e cila luan me ekipin e Tiranës dhe Valentina Trokën, e cila aktivizohet në skuadrën e Apolonisë, ndërsa pas grumbullimit rutinë në Ulqin, ka thirrur sërish në skuadër edhe sulmuesen Diellza Istrefaj.

Skuadra do të nisë nga e mërkura e ardhshme grumbullimin në Tiranë, teksa sfida e parë ndaj Maqedonisë së Veriut do të luhet më 7 prill në stadiumin “Elbasan Arena”, e planifikuar të nisë në ora 16:00, ndërsa ndeshja e dytë është ajo ndaj Kenias, më 11 prill, ora 16:00, po në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

Këto dy ndeshje miqësore janë shumë të rëndësishme dhe i vlejnë shumë teknikut Armir Grima dhe stafit të ekipit kombëtar A për të parë gjendjen reale të skuadrës, në kuadër të përgatitjeve për fushatën e Eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Europian që nis në muajin shtator.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...