Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësoret me Zvicrën/ Kombëtarja e Futsallës nis grumbullimin, Resuli zbardh listën

Muaji shtator vazhdon me aktivitetet futbollistike të ekipeve Kombëtare, të angazhuara në ndeshje zyrtare dhe miqësore ndërkombëtare. Tani është radha e Kombëtares së Futsallës, që ka nisur përgatitjet për dy miqësoret me Zvicrën. Ndeshje që do të luhen në Tiranë, në datat 14 dhe 15 shtator, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”.

Trajneri i ekipit kuqezi, Erind Resuli ka ftuar për këto dy ndeshje 14 lojtarë, ndërkohë që bie në sy se shumë prej tyre janë debutues. Stafi teknik ka menduar t’i shfrytëzojë miqësoret për të provuar sa më shumë lojtarë të rinj. Të cilët mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren në kuadër të rinovimit gradual të skuadrës.

Lexoni edhe:

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe po stërviten në sallën ku do të zhvillohen edhe ndeshjet. Ndërsa grupi i lojtarëve në dispozicion është i plotë dhe nuk ka probleme fizike. Sakaq, dhe kombëtarja e Zvicrës ka mbërritur sot në tokën shqiptare. Dhe do të zhvillojë një seancë stërvitore të fundit.

Të dyja miqësoret do të nisin në orën 20:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e Supersport në platformën Digitalb. Ky do të jetë grumbullimi i dytë i Kombëtares së Futsallit për këtë vit pas dy miqësoreve të zhvilluar në muajin qershor ndaj Malit të Zi.

Më poshtë, edhe lista e 14 lojtarëve të ftuar nga trajneri Erind Resuli për dy miqësoret me Zvicrën:

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...