Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Miqësoret ndaj Kosovës U-15, trajneri Dama shpall listën me 23 lojtarët e grumbulluar

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy sfida miqësore ndaj Kosovës U-15 në muajin qershor. Siç është njoftuar edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga Armand Dama do të luajnë dy miqësoret në stadiumin e ri “Kukës Arena” në datat 16 dhe 18 qershor, me të dyja sfidat që do të nisin në ora 17:30.

Trajneri shqiptar shpallur listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këto ndeshje, 7 prej të cilëve luajnë në kampionatin e huaj, duke u aktivizuar me ekipe si Juventus, Empoli, Peterborough etj., ndërsa pjesa më e madhe e tyre aktivizohen në kampionatin vendas.

Ekipi i drejtuar nga Dama do të nisë nga e hëna e 13 qershorit përgatitjet për këto dy sfida, që janë testime mjaft të mira për trajnerin dhe stafin teknik të Kombëtares U-15-s të provojnë në ndeshje të vërteta lojtarët më të spikatur të kësaj grup-moshe.

Stafi i skuadrës shqiptare U-15 ka zhvilluar seleksionime të shumta gjatë muajve të fundit, duke testuar lojtarë të shumtë, teksa së fundmi ka marrë pjesë edhe në një turne për moshën U-15 në Bosnjë, ku ekipi kuqezi mati forcat me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Më poshtë edhe lista me 23 emrat e lojtarëve për këto dy miqësore të Kombëtares U-15 ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...