Abissnet Superiore

Miqësoret/ Teuta fiton me Tërbunin, Egnatia barazon me Vardarin

Teuta e Durrësit zhvilloi sot në “Niko Dovana” një test miqësor me Tërbunin e Pukës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Ekipi durrsak triumfoi me rezultatin 2-0 falë golave të Kapllanit dhe Halilajt. Trajneri Renato Arapi e nisi takimin më këtë formacionin: Dema, Kurti, K.Hoxha, Elezi, Gjinollari, Gecaj, U.Hoxha, Treni, Halilaj, Bebezhiqi, Kapllani (u aktivizuan Tepshi, Muka, Boci, Miftiu).

Ndërkohë, në Ohër, Egnatia ka provuar forcat me Vardarin e Shkupit, me takimin që përfundoi pa gola. Kujtojmë që ekipi i drejtuar tashmë nga Edlir Tetova ka pësuar ndryshime të shumta gjatë merkatos së verës, teksa janë afruar në total 15 lojtarë të rinj.

 

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency