Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësorja e 26 tetorit me Arabinë Saudite, FSHF jep detaje për testin e radhës së Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022, ndërkohë që ka nisur puna për të përgatitur sa më mirë këtë test të radhës së kuqezinjve. Ndeshja e parë në histori mes dy vendeve do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për këtë ndeshje do të grumbullohen rreth 23 lojtarë, pjesa më e madhe e të cilëve do të përzgjidhen nga klubet e kampionatit shqiptar dhe disa mund të vijnë nga jashtë.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor. Lista e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të publikohet nga FSHF më datën 20 tetor.

Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion në një ndeshje të vërtetë elementë të spikatur, qoftë të kampionatit shqiptar, qoftë të kampionateve të huaja dhe për t’u dhënë shansin të tregojnë sa vlera kanë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...