Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Miqësorja e dytë në tokën turke, Kukësi barazon me rusët e Rostovit

Kukësi ka luajtur sot edhe miqësoren e dytë në tokën turke, ku edhe po zhvillon fazën përgatitore të dimrit, para se të rikthehet për të vijuar me gjysmën e dytë të sezonit.

Skuadra verilindore u përball me skuadrën ruse të Rostovit, në një sfidë të luftuar, por që u mbyll në barazim 1-1, me dy golat e shënuar që në pjesën e parë të takimit.

Për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu, shënoi sulmuesi anësor durrsak, Arbër Çyrbja, ndërsa Kukësi “kthen faqen”, pas humbjes në miqësoren e parë me rezultatin 2-1 përballë Basaksehirit.

Vlen të theksohet se në formacionin e Kukësit luajtën nga minuta e parë edhe dy afrimet e bujshme të merkatos së janarit, Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...