Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Miqësorja e dytë në Turqi, Kukësi barazon me ekipin nga Arabia Saudite

Kukësi vazhdon përgatitjet në Turqi në kuadër të sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore. Skuadra e Skënder Gegës, në kompleksin e Fenerbahces, sot ka zhvilluar miqësoren e radhës.

Verilindorët u përballen me Ettifaq FC, ekipin nga Arabia Saudite. Përballja nuk prodhoi asnjë gol dhe përfundoi në barazim 0-0, sfidë ku trajneri Gega aktivizoi të gjithë lojtarët. Kjo ishte miqësorja e dytë në tokën turke për Kukësin, që më 29 korrik humbi 1-0 me Istanbulsporin.

Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e dytë në Turqi, aty ku skuadra jonë u përball me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa ekipi ynë ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Fillimisht ishte programuar ndeshja ndaj Ettifaq të ishte e fundit në Turqi, por me ndryshimin e programit, kjo ndeshje u luaj më para dhe ekipi do të ketë testin e fundit në datën 8 gusht.

Formacioni: TAFAS, HAXHIU, ILIESKI, TOSIC, NDRECA, KOTE, GJ. TAIPI, MORAES, BASA, HASAJ, DACI.

U aktivizuan: COLLARI, BYTYCI, XHEKA, ZIVKOVIC, PEPOSHI, BERISHA, EBERT, DOMI, LEYTON”, lexohet në postimin e Kukësit në faqen zyrtare.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...