Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësorja e dytë/ Shqipëria U19 barazon me me Azerbajxhanin U19

Shqipëria U19 ka zhvilluar sot miqësoren e dytë të programuar me Azerbajxhanin U19, sfidë që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. Trajneri Ervin Bulku bëri disa ndryshime krahasuar me ndeshjen e dy ditëve më parë, duke u dhënë hapësira fillimisht një pjesë të lojtarëve, të cilët nuk ishin titullarë në testin e parë.

Ndeshjen e luajtur në fushën e Shtëpisë së Futbollit, kombëtarja U19 e nisi me këtë formacion: Klevi Totoshi, Klevis Haxhari, Arlind Kurti, Ermal Meta, Lindon Ajeti, Elton Fikaj, Ledjo Tresa, Jordi Jaku, Oresti Kasmollari, Dean Vranici, Erald Krasniqi.

Lexo edhe:

Kuqezinjtë prodhuan volum loje dhe kishin epërsi në zotërimin e topit, duke qenë të rrezikshëm në disa raste. Me sulmuesit Ledjo Tresa dhe Erald Krasniqi. Gjithsesi, edhe Azerbajxhani arriti të krijonte raste, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Me të dyja skuadrat që u kujdesen shumë për aspektin mbrojtës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa me nisjen e pjesë së dytë nisën edhe zëvendësimet e para. Dy trajnerët rifreskuan forcat në fushë. Kuqezinjtë ishin sërish të rrezikshëm me Krasniqin në disa raste, por goli mungoi.

Rastet më të pastra i kishte Azerbajxhani në fraksionin e dytë të lojës, që goditi dy herë shtyllën. Në shtesë ishte Jaku që kishte një rast të mirë për të vulosur ndeshjen me gjuajtjen e tij që përfundoi jashtë.

Përfundoi kështu 0-0 miqësorja e dytë e kuqezinjve të vegjël, ndërkohë që ndeshja e parë e luajtur dy ditë më parë në “Elbasan Arena” u fitua 2-0. Falë dygolëshit të Flavio Sulejmanit.

Dy teste të vlefshme për trajnerin Bulku, i cili pati mundësinë të shikonte nga afër gjendjen e ekipit në prag të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe në nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren U19 në Grupin 13. Së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...