Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësorja e parë me Kosovën, Bulku debuton me fitore te Shqipëria U19

Shqipëria U19 zhvilloi në stadiumin “Kukës Arena” miqësoren e parë ndaj Kosovës U19, nga dy të programuara këtë javë. Një ndeshje e bukur e me shumë raste, që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-0.

Trajneri i ri i Kombëtares U19, Ervin Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri, Zylyf Muça, Fabian Përndreca, Adi Kurti, Arlind Kurti, Skerdi Xhixho, Oresti Kasmollari, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Erald Krasniqi, Samuel Kasa.

Një pjesë e lojtarëve janë të rinj në këtë skuadër, që ka nisur procesin e rinovimit. Por duhet theksuar se integrimi ka qenë mjaft i shpejtë dhe paraqitja e kuqezinjve e ka treguar më së miri këtë gjë.

Pikërisht lojtarët e afruar së fundmi nga Kombëtarja U17 kanë qenë protagonistë në këtë premierë të stafit të ri teknik. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Me kuqezinjtë që patën të paktën dy mundësi shumë të mira për gol, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Fillimisht Flavio Sulejmani në minutën e 33-të lëshon një goditje të fuqishme fluturimthi nga jashtë zone. Me topin që u përplas në shtyllën e djathtë pingule të portierit dardan.

Në vijim të aksionit, Erald Krasniqi kishte një tjetër mundësi, por gjuajtja e tij me kokë pas një krosimi në qendër të zonës përfundoi pak mbi traversë. Para përfundimit të pjesës së parë Sulejmani goditi me kokë pas një krosimi me topin që shkoi jashtë, shumë afër shtyllës.

Lexo edhe:

Edhe Samuel Kasa i afrohet shumë golit me një gjuajtje mjaft të bukur në ajër me të djathtën pas një aksioni mjaft të bukur e me shumë kombinime të kuqezinjve. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kryen shumë zëvendësime, ndërkohë që edhe Kosova tentoi të godasë portën e Shqipërisë herë pas herë.

Por pa sukses. Gjithsesi, kuqezinjtë vijuan të ishin më superiorë dhe prodhuan më shumë volum loje. Në minutën e 77′, Ledio Tresa provoi nga distanca me topin që u ndal nga mbrojtja fillimisht. Maldin Kacurri, i futur në fushën në pjesën e dytë, goditi portën me portierin Miftari, i cili bëri mrekullinë duke shmangur një gol të sigurt.

Kur gjithçka po i drejtohej fundit, në minutën e 90′, Shqipëria fitoi një këndore me Endri Damën. I cili krosoi në qendër të zonës aty ku portieri Miftari grushtoi fillimisht. Mbrojtësi Adi Kurti përfitoi dhe gjuajti me të djathtën duke shënuar e duke fiksuar rezultatin në 1-0.

Një gol që vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me trajnerin Ervin Bulku që regjistroi kështu një fitore në debutimin e tij në stolin kuqezi.

Sakaq, më 16 qershor, Shqipëria U19 do të luajë edhe takimin e dytë ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës. Po në stadiumin “Kukës Arena”, në ora 10:30.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...