Teuta dhe Kukqsi kryqëzuan rrugët në një miqësore të zhvilluar në Ohër edhe pse stërviten vetëm pak etra larg njëra tjetrës. Dy skuadrat e Kategorisë Superiore që ndodhen prej disa ditësh në vendin fqinjë, u përballën në kompleksin stërvitor në një 90 minutësh jo shumë intensiv, me qëllimin për të fituar sa më shpejt kondicionin fizik dhe atletik në prag të një sezoni të gjatë. 1-1 përfundoi 90 minutëshi mes kapionëve dhe skuadrës durrsake. Dy debutues arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë duel. Ishte Ndriçim Shtubina që në minutën e 10 arriti të kalonte në avantazh verilindoirët. Sulmuesi shkodran që u bashkua me Kukësin gjatë merkatos së verës zhvilloi një ndeshje pozitive. 10 minuta nga fundi i takimit, NIjaz Lena, i cili gjithashtu u bashikua me Teutën gjatë kësaj vere, shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 80. Ajo që ra në sy ishte krijimi i shumë rasteve nga të dyja skuadrat dhe finalizimi i dobët por ekipet janë ende në fazë kolaudimi dhe deri në mesin e shtatorit kur nis edhe sezoni i ri, Magani e MIlinkovic kanë ende kohë në dispozicion për të kolauduar skuadrat e tyre.
