Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësorja kundër Italisë, Reja ndjek nga afër kuqezinjtë e Beharit

Ka qenë radha e Kombëtares U18 sot të zbriste në fushë për miqësoren me Italinë U18 që u luajt në qendrën e Koverçanos në vendin fqinj. Një test mjaft i vlefshëm për stafin teknik të përfaqësueses kuqezi dhe trajnerin Ardi Behari për të provuar shumë elementë të ardhur nga ekipet zinxhir dhe për t’u përballur me bashkëmoshatarët italianë.

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja dhe ndihmësi i tij Sergio Porrini ishin gjithashtu të pranishëm në stadiumin e Koverçanos për të ndjekur të rinjtë kuqezi në aksion në këtë miqësore luksi, ashtu siç ndoqën edhe përballjen e një dite më parë Itali U19-Shqipëri U19.

Shqipëria U18 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Eldi Pojana, Zylyf Muça, Ardit Nuredini, Klevis Haxhari, Elton Fikaj, Oresti Kasmollari, Ledio Tresa, Ersi Zaganjori, Samuele Kasa, Orsi Ageja, Endri Dama.

Gjatë ndeshjes tekniku Behari ka provuar vendosje të ndryshme dhe ka aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte ftuar në këtë grumbullim. Miqësorja përfundoi me fitoren 3-0 të Italisë U-18.

Kombëtarja shqiptare U18 dhe Kombëtaren U19 ndodheshin që prej datës 6 gusht në Itali për t’u përgatitur për miqësoret me bashkëmoshatarët e Italisë. Ky ishte i dyti vit radhazi që FSHF arriti të organizojë këtë dy miqësore me Italinë në Koverçano, duke i kthyer në traditë tashmë këto testime.

Për stafin teknik kuqezi ndeshje të tilla janë mjaft të rëndësishme dhe ndikojnë në mentalitetin e lojtarëve, teksa brezi i vitlindjes 2005 ka mjaft elementë interesantë që premtojnë shumë për të ardhmen. /fshf.org

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...