Moshat Kuqezi

Miqësorja me Italinë, trajneri Armando Cungu shpall listën e Kombëtares U-19

Kombëtarja U-19 do të nisë të shtunën përgatitjet për miqësoren me Italinë U-19, ndërsa trajneri Armando Cungu ka shpallur tashmë listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë test të rëndësishëm. Ndeshja mes dy ekipeve kombëtare U-19 do të luhet në Koverçano më datë 10 gusht dhe do të startojë në ora 18:30. Tekniku i kuqezinjve ka ftuar për këtë test 20 lojtarë, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së nën 19-vjeçarëve gjatë këtij viti e që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta.

Bien në sy emra që premtojnë shumë për të ardhmen si portieri Simon Simoni, mbrojtësit Arlind Kurti, Daniel Hysaj, Bilario Azizi e Mateo Çipi apo edhe mesfushorët Boid Nako, Kevin Shkurti, Gjergji Kote, Dario Daka, Endri Çelaj dhe sulmuesit Renaldo Torraj, Rrok   Toma, Alessio Vrioni, etj.

Ky është viti i dytë radhazi që Kombëtarja U-19 zhvillon një miqësore ndaj Italisë në gusht, duke e kthyer këtë test tashmë në një traditë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë nesër drejt Italisë ku do të akomodohet në qytetin e Firences. Nën drejtimin e trajnerit Cungu skuadra do të stërvitet për disa ditë në qendrën e Koverçanos, teksa më 10 gusht do të luajë edhe miqësoren ndaj Italisë.

Një ndeshje mjaft e vyer për të parë gjendjen e kësaj skuadre dhe elementët e perspektivës përballë një rivali prestigjioz dhe në kuadër të provës së radhës së Shqipërisë U-19 në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022/2023 me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin 7 me Belgjikën dhe Spanjën. Sfidat e këtij grupi do të luhen në Belgjikë në datat 21 dhe 24 shtator.

Më poshtë, edhe lista e lojtarëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për miqësoren me Italinë U-19:

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency