Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Miqësorja me Salzburgun, Zidane “skarcon” Bale, James dhe Mariano

Real Madridi ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur nga Zinedine Zidane për miqësoren me Red Bull Salzburgun në Austri, që zhvillohet sot, në orën 19:00. Në total janë 20 lojtarë dhe ajo që bie në sy është mungesa e James Rodríguez, Mariano Diaz dhe Gareth Bale, e ardhmja e të cilit mbetet e pazgjidhur.

As Kubo dhe Rodrygo nuk udhëtojnë në Austri, pasi është planifikuar të stërviten nën urdhrat e Raul me skuadrën e dtrë. Rikthehen me ekipin e Courtois dhe Jovic, të cilët tashmë janë riaftësuar nga dëmtimet përkatëse. Në Austri ata do të shijojnë minutat e para në miqësoret parasezonale janë Casemiro dhe Militao, të cilët iu bashkuan stërvitjes disa ditë më vonë për shkak të pjesëmarrjes në Copa América. Do të qëndrojnë në Madrid, Modric, Brahim, Mendy për arsye fizike.

Lista e Zidane:

Portierë: Courtois, Keylor Navas, Lunin.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, De la Fuente.

Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Valverde, Isco.

Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Jovic, Vinicius Jr., Hazard.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...