Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Miqësorja ndaj Shqipërisë, ndryshime në listën e Italisë

Shqipëria luan një miqësore luksi ndaj Italisë më datë 16 nëntor teksa kuqezinjtë presin në stadiumin Air Albania, Kampionët e Europës. Duke qenë se axurrët nuk janë të impenjuar për Botërorin e Katarit, trajneri Roberto Mancini nuk i ka kursyer disa prej yjeve të tij edhe pse qëllimi është t’i japë hapësirë të rinjve që janë afruar së fundmi në kombëtare.

Ndërkohë, lista e kombëtares italiane ka pësuar ndryshime teksa grupit i është bashkuar sulmuesi i Sassuolos, Andrea Pinamonti. Nga ana tjetër, tre futbollistë kanë lënë grumbullimin në kampin axurr. Bëhet fjalë për Davide Fratessi, Gianluca Scamacca si dhe Bryan Cristante.

Ky i fundit do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majtë pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e Romës ndaj Napolit. Mesfushori e kishte shtyrë ndërhyrjen, mirëpo testet e fundit treguan se operacioni duhej të kryhej sa më shpejt, ndaj Cristante e ka të pamundur të zbresë në Air Albania me fanellën e Italisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...