Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Miratohen ndryshimet e reja për ndeshjet e mbetura të kampionatit anglez

Kampionati anglez pritet të vijojë me ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, duke filluar që prej 17 qershorit, ndërsa Premier League ka miratuar sot edhe ndryshimet që do të jenë të vlefshme vetëm për këtë verë.

Kështu është miratuar përdorimi i 5 zëvendësimeve për çdo skuadër në një ndeshje, natyrisht ashtu si♪5 u miratua më herët edhe nga FIFA, që të ndalet vetëm tre herë koha për të përdorur këtë privilegj.

Gjithashtu nga 7 futbollistë që lejohej të qëndronin në pankinë, tani trajnerët do të mund të mbajnë 9 futbollistë në stol dhe do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje në lojë e sipër.

Në këtë mënyrë, trajnerët do të mund të racionalizojnë më mirë lodhjen te futbollistët, duke kryer 5 zëvendësime, ndërsa në fushë do të mund të ruhet ritmi i lartë, pavarësisht se do të luhet në temperatura mbi normalen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...