Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Miratohet bilanci vjetor, Milani regjistron 146 milionë euro humbje

Këshilli i Administrimit të Milanit ka bërë publik bilancin për periudhën Korrik 2018-qershor 2019, ku bie në sy një humbje prej 145.9 milionë eurosh, rreth 20 milionë euro më e lartë se ajo e një viti më parë, kur klubi zotërohej nga kinezi Li Yonghong.

Ky ishte viti i parë fondit Elliot në drejtimin e kuqezinjve, ndërsa humbjet kanë shkuar përtej parashikimeve optimiste, që prisnin një minus prej jo më shumë se 100 milionë eurosh dhe tani drejtuesit duhet të mendojnë një tjetër strategji.

Në bilanc vihet re se shpenzimet janë rritur me 5.1 % ndërsa të ardhurat në arkat e klubit kanë rënë me 6.1 %, kjo edhe për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në kompeticionet europiane, që ka sjellë largimin e disa sponsorëve.

Verën e 2018-ës dhe janarin e 2019-ës, kuqezinjtë kanë shpenzuar 153.1 milionë euro për blerjen dhe huazimin e lojtarëve, ndërsa kanë arkëtuar vetëm 49.9 nga shitjet e futbollistëve.

Raporti konfirmon se situata ekonomike në klubin e Milanit nuk është aspak e mirë dhe se përveç pjesëmarrjes në Champions, kuqezinjtë do të duhet të shesin 2-3 futbollistë të rëndësishëm verën e ardhshme, për të sponsorizuar merkaton, pasi në të kundërt rrezikojnë një ndëshkim të ashpër nga UEFA për mosrespektim të Fair Play-t Financiar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...