Premier League

Miratohet kërkesa e ekipit vendas, shtyhet një tjetër takim i Premier League

Tjetër ndeshje e shtyrë në Premier League. Pandemia vijon të jetë prezente në ishull dhe në fundjavë kampionati anglez do të luajë javën e 22-të, por sfida Burnley-Leicester City, nuk do të zhvillohet për shkak se vendasit i kanë bërë kërkesë Federatës për të shtyrë takimin.

Federata Angleze e Futbollin pasi shqyrtoj situatën e Burnley ka pranuar kërkesën e tyre për shtyrjen e sfidës së programuar për t’u luajtur të shtunën në orën 16:00, duke u bërë ndeshja e 20-të në këtë edicion që shtyhet për shkak të COVID-19.

Rregullat e Premier League, kanë ndryshuar sëfundmi në lidhje me pandeminë dhe që një skuadër të futet në aktivitet duhet të ketë në dispozicion 13 lojtarë dhe një portier.

Burnley më parë kishte shtyrë ndeshjet kundër Watford, Aston Villa dhe Everton në dhjetor për shkak të rasteve të Covid-19 midis skuadrave kundërshtare, ndërsa ndeshja kundër Watford është planifikuar të zhvillohet të martën, më 18 janar, por dhe kjo tani mund të jetë në dyshim.

Në FA CUP, Burnley u eleminua nga Huddersfield pasi nuk kishte në dispozicion një pjesë të mirë të ekipit përfshirë edhe trajnerin Sean Dyche dhe si të mos mjaftonte kjo situatë ata humbën edhe shërbimet e sulmuesit Chris Wood, i cili u transferua te Newcastle.

Sa i përket ndeshjeve të shtyra deri tani në Premier League kanë krijuar një kaos të vertet pasi tani edhe ato takime te planifikuara duhet të rishikohen për shkak se pandemia vijon të jetë prezente dhe ende kampionati nuk është i plotë dhe i caktuar përfundimisht.

Quiz/ Sa mirë e kujtoni vitin 2021 në futboll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency