Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Mirë se erdhe mjeshtër”/ Vllaznia emëron trajnerin e ri, rikthehet për herë të tretë

Pasi njoftoi shkarkimin e Elvis Plorit, klubi i Vllaznisë nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. I përzgjedhuri i drejtuesve të klubit shkodran është Mirel Josa, i cili drejtoi Laçin këtë sezon nga 28 tetori i vitit të kaluar deri më 5 prill.

Rikthim në Shkodër pas 11 vitesh për Josën, i cili do të nisë aventurën e tretë si trajner i kuqebluve. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithë besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu.

I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!, shkruan klubi shkodran.

Josa drejtoi Vllazninë në periudhat korrik 2006-mars 2008 dhe tetor 2010-tetor 2011. 58-vjeçari do të drejtojë ekipin në dy takimet e fundit në kampionat ndaj Egnatias dhe Kastriotit, teksa më 31 maj do të sfidojë Laçin si “ish” në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...