Connect with us

Hi, what are you looking for?

Quiz

Mireli feston në puntatën e pestë të LA Casa de Quiz, fiton “biletën” për në fazën finale

LA Casa de Quiz ka përmbyllur puntatën e pestë teksa dy konkurrentët dhuruan një performancë të bukur. Indridi dhe Mireli e mbajtën të hapur lojën deri në rubrikën e fundit, por në këtë çast u bë vendimtar gabimi i Indridit që nuk ia doli të gjente personazhin e fshehtë, i cili ishte portieri i famshëm italian, Gianluca Pagliuca. Nga ana tjetër, Mireli fitoi edhe në rubrikën e fundit duke gjetur personazhin e fshehur që ishte sulmuesi brazilian Bebeto dhe në fund regjistroi kuotën e 36 pikëve, ndaj 29 të kundërshtarit.

Në këtë formë, Mireli iu bashkohet katër fituesve të mëparshëm, Blerim Zenunit, Dorjan Terziut, Jurgen Mirakës dhe Iseldi Balës ndërsa do të vazhdojë rrugëtimin e quizit në vjeshtë. Kujtojmë se LA Casa de Quiz do të ketë edhe tre puntata të tjera, ndërsa më pas rifillon në vjeshtë, në fazën më të nxehtë e cila do të zgjasë deri një ditë para fillimit të botërorit në muajin nëntor.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...