Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

“Mirësevjen në qytetin tonë të bukur”, Bayern zyrtarizon me videon e veçantë De Ligt

Matthijs de Ligt është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë. Bayern Munich ka zyrtarizuar ditën e sotme mbrojtësin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mirësevjen në qytetin tonë të bukur Matthijs”, ndërsa ka publikuar edhe një video shumë të veçantë.

Holandezi u ble nga bavarezët për shifrën e 80 milionë eurove, që shkuan në arkën e Juventus. Mbrojtësi ka nënshkruar për 5 vite me Bayern-in dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm në skuadrën e Julian Nagelssman, megjithatë 22-vjeçarit i duhet të luftojë shumë për të siguruar rolin e titullarit te bavarezët.

De Ligt ka qenë pjesë e Juventusit që nga 2019-ta, kur u afrua nga Ajax dhe deri më tani ka luajtur numëron 117 prezenca me “bardhezinjtë”.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...