Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mirlind Daku mbetet te Ballkani, rinovohet huazimi!

Pas 2 afrimeve shumë cilësore nga Skënderbeu siç janë Bajram Jashanica dhe Nazmi Gripshi, Ballkani bën një tjetër lëvizje të rëndësishme duke rinovuar huazimin e sulmuesit Mirlind Daku. Skuadra nga Suhareka e cila e kishte në formë huazimi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar sulmuesin, ka arritur akordin me Osijek për zgjatjen e bashkëpunimit me Dakun. 22-vjeçari edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e “portokallinjëve” nga Suhareka pasi dy klubet kanë rinovuar periudhën e huazimit. Në sezonin 2019-2020, fillimisht Daku u aktivizua te Kukësi ndërsa në janar kaloi te skuadra nga Suhareka me të cilët shënoi 3 gola në pjesën e dytë të kampionatit. Në këtë merkato Ballkani ka realizuar 11 afrime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...