Kategoria Superiore

Mirsad Jonuz, trajneri në karantinë i një Vllaznie me halle

Përgatiti: Rinald Bregasi

Shqipëria drejt hapjes. Me lehtësimin e kufizimeve të pandemisë së Covid-19 ditët e mbylljes janë një kujtim i keq, por ende i freskët, e megjithatë karantina jo për të gjithë ka mbaruar.

Në Shkodër, kryeqendrën e veriut, në vetizolim është trajneri i Vllaznisë. Mirsad Jonuzit i duhet të plotësojë 14-ditëshin e karantinës, pasi u rikthye nga Maqedonia. Por si është një trajner në karantinë? Jonuz ditët i kalon në apartamentin e tij në qendër të Shkodrës dhe me bujari pranon një intervistë per Sport News, natyrisht duke u qëndruar strikt rregullave të distancimit e madje përkujdeset që të na servirë maskat dhe dorezat, pasi ka dezinfektuar ambientet e brendshme.

Mirsad Jonuz shpjegon se dita e tij është, pak a shumë, e ngjashme me atë të të gjithëve gjatë ditëve të izolimit. Ballkoni është një shpëtim, një mundësi për pak ajër dhe një panoramë që të kujton jetën e lirë. Frigoriferi natyrisht një tundim ndaj të cilit duhet patur kujdes, më tepër kohë për të ndjekur televizion, ku fokusi kryesor është lajmi sportiv dhe telekomandën që nuk lëviz nga Sport News.

Një mjeshtëri e përvetësuar mirë edhe ajo e përgatitjes së kafesë turke në shtëpi e mbi të gjitha shumë dedikim ndaj Vllaznisë, duke rikuperuar deficitin distancë. Analiza dhe organizim i stërvitjeve, komunikim frekuent me stafin dhe lojtarët, sic dëshmon edhe biseda me ndihmësin e tij Ideal Lekiqi. Megjithatë, më mirë se kushdo flet vetë intervista e trajnerit, që shpjegon jetën në karantinë.

“Erdha para 10 ditësh, kalova për pesë minuta në stërvitje, pasi duhet të vija në karantinë. Në 40 vjet si trajner dhe lojtar sjam përballur me diëka të tillë, është e vështirë por kam shumë opsione për komunikimin, flas me ndihmësit dhe lojtarët, shumë komunim video, ku shikoj edhe stërvitjet dhe flas për gjithë situatat në përgatitje. Është e vështirë për ushqimin e pijet, të gjitha situatat. Kam famuiljen në Shkup, biznesin në Kumanovë, por vëmendja është te Vllaznia.”

Për fat në 1 qershor mbaron periudha e vetizolimit. Një periudhë ku, siç shpjegon trajneri koha në dispozicion, përveç ritualeve të përditëshmërisë, shfrytëzohet në maksimum për Vllazninë.

“Bëj vetë gjithçka, punë në guzhinë, me makinën larëse, pastroj, flas në telefon, kaloj më shumë kohë me stërvitjen, planifikimin e saj për çdo ditë, pas seancave flas me trajnerët që më informojnë për çdo situatë, flas për to, analizoj stërvitjen dhe flas me lojtarët, koha kalon kështu”.

Vllaznia e tij nuk është në një situatë ideale, vetëm pak ditë më parë lojtarët bojkotuan stërvitjen si pasojë e mungesës së pagave prej 4 muajsh, një situatë që pa dyshim ka patur impaktin e saj dhe te trajneri nga Maqedonia e Veriut.

“Fola me lojtarët për takimin që kanë patur. Më pëlqen t’i them gjërat hapur, kjo situatë vazhdon prej shumë muajsh. Përgëzoj administratorin Suad Lici që shumë herë është angazhuar për të mbështetur financiarisht lojtarët dhe Vllazninë. Nëse do të kishim edhe 2-3 të tjerë kështu, do të ishte mirë. Me këtë buxhet është e vështirë të punosh. Ky është një problem që zgjat prej vitesh dhe është e vështirë të punosh kështu, por ne duhet të përqëndrohemi në stërvitje, pasi pas pak ditësh kemi ndeshjen me Flamurtarin”.

E teksa shpjegon krizën administrative, një apel edhe për burokracitë apo lojërat politike që, në një farë mënyre, mbajnë peng ecurinë normale të skuadrës.

“Më besoni, ndoshta 10 herë kanë ardhur lojtarët të më flasin për grevë dhe ia kam dalë që t’i bind të mos behet, por tani nuk kam më fuqi të flas për këto probleme. Ky ishte vendimi i tyre. Unë i mbështes gjithmonë lojtarët e mi. Problemi është te bashkia, por ky klub nuk është politik, ky është klub i Shkodrës, kjo është Vllaznia, duhet ta mbështesim, ta zgjidhim këtë situatë pasi është një situatë e rrezikshme. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet, pasi Vllaznia është jetë për Shkodrën, një emër i madh i futbollit shqiptar dhe i famshëm për Shqipërinë”.

Por në këtë rifillim të çuditshëm, çfarë duhet të bëjë Vllaznia e tij, të shikojë lart në klasifikim apo i duhet të ruhet nga ndjekësit?

“Në futbollin shqiptar gjithçka është e mundur, pasi skuadra ime luan mirë jashtë dhe tani po punojmë fort, pavarësisht disa problemeve me dëmtimet, në video shikoj se skuadra është mirë dhe mendoj se do të kemi një fillim të mirë. Është e rëndësishme të fitojmë me Flamurtarin dhe të nisim ngjitjen, pastaj kemi dhe Kupën, ku gjithçka është e mundur”.

Ditët e karantinës duket se nuk kanë mundur t’ia zbehin optimizmin, megjithatë Jonuz po pret me padurim që të jetë sërish i lirë, në 1 qershor kur mbaron afati i vetizolimit.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency