Premier League

“Mision i kryer, m*t”, Scholes poston dhe heq menjëherë mesazhin për Cristianon

Paul Scholes, legjenda e Manchester United, nxitoi të reagonte në rrjetet sociale pas zyrtarizimit të largimit të Cristiano Ronaldos nga klubi legjendar anglez.

“Mission accomplished … shit” (Mision i kryer… m*t) shkruhej në historinë e Scholes në Instagram, të cilat i fshiu menjëherë.

Me këtë mesazh, Scholes pozicionohet në mesin e ish-lojtarëve të Manchester United që janë kritikë ndaj Cristiano Ronaldos së bashku me ish-shokët e tij të skuadrës, Wayne Rooney dhe Gary Neville.

Roy Keane dhe Rio Ferdinand janë të vetmit mite të “Djajve të Kuq” që i kanë dalë nëmbrojtje portugezit.

Paul Scholes dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur të bashkë në “Old Trafford” midis viteve 2003 dhe 2009.

 

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency